British Ariways kufizon udhëtimet ajrore për në Nju Jork pas shqetësimeve për variantin e ri të virusit

21/12/2020 21:45

Kompania ajrore British Airways njoftoi të hënën se do të lejojë vetëm udhëtarët që rezultojnë negativë për koronavirusin të fluturojnë për në qytetin e Nju Jorkut. Masa ishte në përgjigje të thirrjeve nga Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo dhe kryetari i bashkisë së qytetit Bill De Blasio për të ndaluar udhëtimet ajrore nga Britania për shkak të një varianti të ri të koronavirusit.

Guvernatori Cuomo bëri njoftimin duke u bërë gjithashtu thirrje shoqërive ajrore Delta Air Lines dhe Virgin Atlantic Airways për rënë “vullnetarisht dakord” të bëjnë të njëjtën gjë.

“Nëse ata nuk bien dakord vullnetarisht, atëherë Shteti i Nju Jorkut do të ndjekë opsione të tjera,” tha guvernatori Cuomo.

Thirrjet për të kufizuar udhëtimet nga Britania vijnë pasi studiuesit thanë se zbuluan një mutacion të virusit që është më ngjitës. Kjo bëri që kryeministri britanik Boris Johnson të vendoste bllokime të rrepta.

Kanadaja, India, Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Polonia janë ndër vendet që kanë marrë masa për të kufizuar ose ndaluar udhëtimet nga dhe për në Britani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA