Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalni, ka mundur të fusë në kurth një agjent rus të FSB, duke e bërë që ai të zbulonte detaje të sulmit ndaj tij, me agjentin nervor Novichok. Navalni, sic raportohet, është hequr si një zyrtar sigurie duke i telefonuar agjentit.
Ky i fundit, Konstantin Kudryavtsev, i kishte thënë atij se Novichoku ishte vendosur në një palë të brendshme në Navalnit. Ky i fundit, që ende është në trajtim në Berlin, postoi regjistrimin e bisedës së gjatë në kanalin e tij në YouTube.
Ai u ndje keq në bordin e një kompanie ajrore ruse, në gusht, dhe rrezikoi të humbiste edhe jetën. Në bisedën me Navalnin, ishte hequr si një zyrtar i lartë që kërkonte detaje për një raport mbi operacionin e FSB.
Agjenti i kish thënë atij se reagimi i shpejtë i pilotit të avionit dhe ekipit mjekësor të emergjencave në Omsk të Siberisë, ku Navalni u trajtuar fillimisht, mund të jenë shkaku i dështimit të përpjekjes për vrasjen e tij. Agjenti tha se kishte shkuar në Omsk më vonë për të marrë rrobat e Navalnit dhe për të hequr cdo gjurmë të Novichokut prej tyre.
Një raport i Bellingcat javën e kaluar mbante emrat e disa agjentëve të FSB, specialistë të armëve kimike, që sic aludonte, e kishin ndjekur prej vitesh para përpjekjes për ti marrë jetën.
Top Channel