Tmerr në avion! Pasagjeri humb jetën gjatë udhëtimit në Los Angeles, mund të ketë patur COVID-19

20/12/2020 09:58

Një pasagjer ka ndërruar jetë edhe pse ndihma e shpejtë u mundua ta ndihmojë në avionin e kompanisë United Airlines në SHBA, teksa Agjencia për Kontroll dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka nisur të intervistojë personat që udhëtuan me të, shkruan Washington Post.

I ndjeri kishte plotësuar një formular para se të futej në avion, ku shprehej se ndihej mirë, por stafi i kompanisë ajrore dyshon se ai ishte i sëmurë.

Aeroplani që po fluturonte nga Orlando në drejtim të Los Angeles ka bërë ulje emergjente në New Orleans, për shkak se pasagjeri kishte nevojë për asistencë shtesë mjekësore. Ai menjëherë u dërgua në spital, ku rezultoi i pajetë.

Pasagjerët e tjerë kanë shkruar në rrjetet sociale se gruaja e të ndjerit kishte shfaqur simptoma të COVID-19, përfshirë humbjen e shijes dhe aromës, megjithëse United Airlines këmbëngul se pavarësisht pretendimeve nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht se burri që ka humbur jetën ishte i infektuar me COVID-19.

“Në kohën kur po udhëtonim, kemi marrë informacionin se pasagjeri kishte pësuar infarkt, ndaj pasagjerët e tjerë që ndodheshin në avion janë detyruar ta vazhdojnë udhëtimin me një avion tjetër, u shpreh zëdhënësi i kompanisë.

Ndërkohë raportohet se ekuipazhi i avionit është futur në karantinë për 14 ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA