Të paktën tetë të vrarë nga një sulm me bombë në Kabul

20/12/2020 14:36

Ministria e Brendshme e Afganistanit thotë se një makinë-bombë ka vrarë paktën tetë persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë në Kabul.

Shpërthimi që ndodhi më 20 dhjetor kishte për cak një konvoj ku udhëtonte Khan Mohammad Wardak, pjesëtar i parlamentit, i cili u plagos në këtë sulm.

“Terroristët kanë kryer një sulm terrorist në qytetin e Kabulit. Fatkeqësisht, tetë qytetarë tanë janë vrarë dhe mbi 15 të tjerë janë plagosur”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Arian.

Asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin edhe pse zyrtarët kanë fajësuar talibanët.

Në muajt e fundit, dhuna në Afganistan është rritur edhe pse talibanët dhe negociatorët e Qeverisë afgane po tentojnë që të arrijnë një marrëveshje të paqes, e cila ka për qëllim t’i japë fund luftës.

Vazhdimisht ka pasur përleshje të armatosura në pjesë të ndryshme të vendit si dhe sulme me bomba dhe raketa në Kabul.

Më 15 dhjetor, një bombë shpërtheu dhe pati sulm me armë zjarri në Kabul, ku u vranë tre persona, përfshirë edhe një zëvendësguvernator provincial.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA