Situata në Afrikë, shkon mbi 2.5 milionë numri i rasteve me COVID-19

20/12/2020 08:40

Në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 2.5 milionë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 21.317 raste të reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 2.504.960, ndërsa numri i viktimave me 448 vdekje të reja arrin në 58.855.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 24.539, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 7.069 dhe në Marok 6.909 vdekje. Në Sejshelle dhe Eritrea nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 912.477 raste e cila pasohet nga Maroku me 415.226 dhe Egjipti me 124.891 raste.

Deri më tani në Afrikë janë shëruar 2.103.442 persona të infektuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA