Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë
Turma të shthurura të sezonit të Krishtlindjeve në Australi qëndruan dje thuajse zgjuar në natën e dytë radhazi, në kontrast të thellë me kolegët e tyre evropianë që përballen me shtrëngim të rregullave të koronavirusit.
Në Sydney, rezidentët dhe punonjësit e zyrave dolën në netët e ngrohta të verës duke festuar me alkool në rrugët e qytetit, teksa ekzagjerime kishte në të gjitha qytetet e mëdha.
Festuesit e fundjavës së Krishtlindjeve ishin veshur me kostume tematike dhe pozonin në limanin e qytetit, para se të hynin në baret e hapura për muzikë dhe pije.
Disa prej të eturve për zbavitje shiheshin që rrëzoheshin në rrugë dhe uleshin për t’u qetësuar në anë të bareve e klubeve të natës.
Zhvillimet në Australi, ku sapo ka nisur stina e nxehtë, janë në kontrast të thellë me ato në Evropë ku hyrja e dimrit ka shtuar alarmin për sindromat stinore përvec Covid-19.
Top Channel