Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, njëherësh edhe Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Shqipëri në një vizitë  zyrtare 3-ditore.

Osmani e ftuar ditën e sotme në Kuvendin shqiptar nuk la pa përmendur marrëdhënien me Serbinë duke theksuar se duhet të pendohet e të kërkojë falje për gjenocidin që ka bërë. Ajo shprehet se duhet të kërkohet drejtësi për të gjithë shpirtrat e vrarë, ku një pjesë e tyre nuk kanë as varr.

“Sot dialogu me Serbinë është ende i pambyllur duke njohur e pranuar paprekshmërinë e territorit tonë. Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territorin e saj. Serbia duhet të pendohet të kërkojë falje e jo të shpërblehet. Prandaj  i kam bërë thirrje kuvendit shqiptar që t’i bashkohet vendimit të kuvendit të Kosovës që t’i bashkohet dënimit të gjenocidit serb. Fytyra e vërtetë e saj është dëshmuar me politikën genocidiale që ka bërë ndaj nesh. Duhet të kërkohet drejtësi që nënat të kenë një vend ku të derdhin lotët e të vendosin lule për fëmijët e tyre. Kosova ka dhënë më të shtrenjtit e saj ka dhënë 1 mijë fëmijë shpirtrat e tyre, nëse Serbia të mos ua këpuste jetën e tyre që në fillim”, tha Osmani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA