Ministri i Shëndetësisë, Al-Rabiah, ka konfirmuar se Vaksina kundër koronavirusit ka mbërritur në Arabinë Saudite. Ai tha se dërgesat e para kanë arritur mëngjesin e së mërkurës, ndërsa shpërndarja e tyre do të nisë në tre ditët e ardhshme.
Al-Rabiah u bëri thirrje qytetarëve që të regjistrohen për marrjen e vaksinës, duke shuar se vaksina do të jetë pa pagesë për të gjithë.
Ai nuk e specifikoi se sa doza kanë arritur dhe as për cilën vaksinë bëhet fjalë.
Javën e kaluar, autoritetet shëndetësore saudite kanë miratuar vaksinën Pfizer/BioNTech për importim dhe përdorim.
Kjo vaksinë ka nisur tashmë të jepet në Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.
Vaksinat e para, kudo në botë, është thënë se do t’i marrin punonjësit shëndetësorë dhe grupet e njerëzve më të rrezikuar, kryesisht të moshuarit.
Top Channel