Foto ekskluzive/ Ky është greku që ofendoi për origjinën dhe plagosi me pistoletë 32-vjeçarin shqiptar

16/12/2020 09:15

Ky që shihni në këtë foto është djali i biznesmenit grek, që plagosi një shqiptar pasditen e të martës në lagjen Peristeri të Athinës.

Mësohet se shqiptari i plagosur punonte në një dyqan shitje automjetesh dhe ka pasur një sherr verbal me grekun i cili fillimisht e ka fyer për origjinën e tij dhe më pas e goditi me sende të forta dhe e plagosi në këmbë me një pistoletë të cilën e mbante pa leje.

32 vjeçari shqiptar i quajtur Pavllos Petraq Misia, mundi të shkojë vetë deri në një klinikë që ndodhet aty pranë, lëvizje që i shpëtoi atij jetën, pasi mjekët e klinikës arritën t’i ndalnin hemoragjinë. Në vazhdim 32 vjeçari, u dërgua në spitalin Thriasio, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime policore i thanë Top Channel, se ishin banorët e lagjes të cilët e panë incidentin që njoftuan autoritet. Ata mundën të dallojnë targën e automjetit me të cilën u larguan autorët. Patrulla të policisë identifikuan makinën e autorëve dhe mundën të vënë në pranga dy autorët, të dy shtetas grekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA