Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje Evropianëve që të mbajnë maska gjatë mbledhjeve familjare në Krishtlindje.
OBSH tha se Evropa ishte në “rrezik të lartë” nga një valë e re e infeksioneve të koronavirusit në pjesën e hershme të vitit 2021, pasi transmetimi i virusit mbeti i lartë.
Vendet në të gjithë kontinentin kanë regjistruar mijëra raste të përditshme dhe qindra vdekje.
Gjermania ishte midis vendeve që shtrënguan kufizimet të Mërkurën, duke mbyllur shkolla dhe biznese jo thelbësore.
Ndërkohë Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se vaksina e parë Covid do të autorizohet për përdorim brenda një jave.
Zonja von der Leyen i tha Parlamentit Evropian se vaksina Pfizer / BioNTech e zhvilluar në Gjermani do të përcillet për bllokun menjëherë, më shumë se një javë më parë sesa ishte parashikuar fillimisht.
Top Channel