“Vrasje për shkak te Instagramit”, ky është konkluzioni i Prokurorisë për ekzekutimin e Vilson Tafciut.
Teksa pistat ishin te shumta qe nga prishja e pazareve, dëshmia e një vajze te re qe kishte 16 mije ndjekës ne Instragam ka hedhur poshtë te gjitha pistat e tjera.
Sipas dëshmisë te administruar ne dosjen qe TCH disponon vajza me emrin Blerta L., i njohu rastësisht viktimën dhe vrasësin 9 ditë përpara krimit.
E reja, u ndal ne rruge nga Noel Dishi të cilit pranoi t’ja japë numrin e telefonit dhe te pije ne ditët ne vazhdim kafe. Por teksa i riu tashme i arrestuar per vrasjen e Vilsonit kërkoi te lidhej me te madje duke i afruar edhe ndihme për hapjen e nje biznesi ajo dëshmon se e refuzoi ketë kërkese.
“Nje ditë para vrasjes Noeli me telefonoi dhe me pyeti nga e njeh Vilsonin”, thotë e reja , “por unë ju përgjigja pse me pyet vetëm per ate kur kam 16 mije ndjekës ne instagram”.
“Noeli me pyeti pse me gënjen se ti ke qene e lidhur me Vilsonin”, dëshmon e reja dhe me pas sipas asaj qe është kqyrur nga prokuroria, e reja i ka kërkuar llogari viktimës se perse mburrej kur ajo nuk kishte raport me te. Ua bëra te qarte te dyve se nuk doja të më përzienin, dhe i bëra bllok por Vilsoni këmbëngulte nga ana e tij se edhe Noeli kishte shkuar ne lokalin pranë Unazes se Re dhe me tregoi se me foton time po i mburrej shiko me ke jam lidhur”.
Të gjitha këto biseda ndodhen nr datën 19 janar ndërsa ne datën 20 janar u krye vrasja evidentohet ne dosje, ku sipas influenceres nje shoqja e saj i kishte thëne se Noel Dishi kishte qene ne prokurori per nje ceshtje te madhe dhe jo me per per keto gjera se ai vriste me te mirin.
Sipas dëshmitares, pas krimit ne datën 7 prill, Noel Dishi e ka telefonuar nga burgu dhe kur Bleta e ka pyetur pse e bere i dyshuari i është pergjigjur: Ma ka hedhur njehere dhe nuk doja t’ma hidhte perseri. Dëshmitarja tregon se kishte frike mos keqkuptohej shoqëria e viktimës, ndërsa i arrestuari e ka qetësuar ne telefon: Mos ki merak se dhe ata e dine qe nuk je shkaku ti se kemi patur njohje me përpara dhe kishim dhe probleme te tjera.
Top Channel