Në të gjitha këto protesta policia ka përdorur forcën, sprajt djegës dhe gazin lotsjellës. Nga të gjitha këto episode për herë të parë në Shqipëri një ministër do të etiketohej si “Sandër kimiku”, për shkak të gazit që është përdorur në protesta.

“Do të ishte tmerr po të më etiketonin ‘Sandër balistiku’. Se këta që mua me etikeotjnë kimik, vetë janë balistikë, kanë vrarë njerëz. Besoj e kuptoni balistik, shkenca që merrret me fluturimin e plumbave, kanë prodhuar gjak e të vrarë” u shpreh Sandër Lleshaj, Ministër i Brendshëm në detyrë.

Brenda Partisë Socialiste atë e cilësonin si një Ministër arrogant, kryeneç, kokëfortë, që nuk përkulej lehtë. Madje edhe kur dha dorëheqjen, e krahasoi veten me Anton Harapin, një letrar shqiptar i shquar i cili shërbeu si regjent i qeverisë kukull, të ndërtuar nga nazistët gjermanë në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA