Shqiptarët më skeptikët në Ballkan, nuk besojnë te vaksina
15/12/2020 13:37
52% e shiptarëve nuk besojnë se vaksina do të japë zgjidhjen përfundimtare kundër Covid-19 sipas studimit të “Balkans in Europe Policy Advisory Group”.
Studiuesi Taulant Mukaj, i ftuar sot në“Shqipëria live” thotë se skepticizmi vjen për shumë arsye: “Ishim në izolim total kur kishte pak raste dhe tani që ka kaq shumë raste jetojmë normal.” Nuk janë të pakta as efektet anësore, shton ai, duke kujtuar se 16 % e atyre që morrën doza të vaksinës patën ethe.
Po ashtu mjeku Sali Ahmeti shpjegon konspiracionet që qarkullojnë në masë në popullsi me faktin se vetë virusi ka qenë i panjohur, për natyrën dhe përhapjen që në fillim dhe ende ky virus ka shumë gjëra të panjohura.
Top Channel