Kryeministri i vendit, Edi Rama

Kryeministri i vendit, Edi Rama tha ditën e sotme gjatë konferencës për mediet se vaksina e COVID do të jetë falas për të gjithë ata që do të duan ta bëjnë.

Kjo nënkupton se vaksina nuk do të jetë e detyrueshme për qytetarët. “Kushdo që do të dojë të vaksinohet, vaksina do jetë falas”,  tha Rama.

Kujtojmë se më 9 dhjetor Rama postoi një foto me bosin e kompanisë Pfeizer, Albert Burla në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës anticovid në Nju Jork.

Sipas Ramës tashmë janë përmbyllur komunikimet që Shqipëria të marrë vaksinën dhe se ambicia është të mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën, por ta kemi brenda 2 muajve të parë të 2021-shit.

Përveç kanalit të sapo hapur për vaksinën Pfeizer qeveria pritet të  hapi në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA