Anton Keli, 51 vjeç, është vrarë në automjetin e tij nga disa persona ende të paidentifikuar në Rrëshen, Mirditë.
Anton Keli i cili ishte taksist, është nipi i Tonin Gjinit (ose Armando Gjini), që i bën atentat në Tiranë një vit më parë, më 12 gusht dhe vlen të theksohet se dhe vrasja e tij është e të njëjtës natyrë si Gjini.
Ndërkohë policia ka ngritur disa pika kontrolli për të kapur autorët.
Gjini, është i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit. Ai ishte arrestuar vitin e kaluar ( 12 maj 2018) si pjesë e grupit të baronit të drogës dhe u mbajt pak kohë në paraburgim.
Ekzekutimi i Gjinit ndodhi në trotuarin e Katedrales së Rrëshenit. Në një moment bashkëshortja e Gjinit ka zbritur nga makina për të blerë diçka në një dyqan, ndërsa në makinë kanë pritur 48 vjeçari dhe djali i tij. Aty i është afruar një makinë me xhama të zinj, nga ku është qëlluar me armë zjarri.
Kujtojmë se vëllait të Armando apo Tonin Gjinit, Preng Gjinit iu bë një atentat me eksploziv në muajin shtator, por arriti të shpëtonte.
Preng Gjini shpëtoi me disa plagë në gjymtyrët e poshtë, por sonte iu vra nipi. Keli u plagos rreth orës 17:40 dhe ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda.
Ende nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me vrasjet e shumta në Rrëshen për çështjet e trafikut të drogës midis dy fiseve.
Top Channel