Votohet pas 12 vitesh/ Mostari, simbol i ndasive në Bosnje

14/12/2020 13:47

Nina Popovic ka patur të drejtë vote prej një dekade, por nuk ka mundur kurrë deri më tani të thotë fjalën e saj për lidershipin në qytetin e saj të lindjes në Bosnje, Mostar.

Qytet ky që do të mbajë zgjedhjet e para lokale të tij në 12 vite të dielën e ardhshme. 25 vite pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes së Dejtonit, që i dha fund luftës në Bosnje, Mostari është simbol i ndasive dhe politikave të gabuara që kanë përndjekur shtetin ballkanik që atëherë.

Kroatët katolikë që dominojnë dhe boshnjakët myslimanë në qytet, përfaqësohen nga parti nacionaliste që nuk kanë mund të gjejnë pajtim mes tyre. Kjo ka bërë që të dështojnë përpjekjet për zgjedhje dhe e kanë lënë qytetin me 100 mijë banorë pa një këshill lokal që nga viti 2012.

Vonesa është një e vërtetë e trishtuar dhe jo një burim krenarie, por banorët shpresojnë akoma se ditë më të mira do të vijnë…

Një marrëveshje që i bëri zgjedhjet e 20 dhjetorit të mundshme, erdhi falë punës së Irma Baralijas, e diplomuar në shkenca politike, që luftoi për të drejtën e saj të votës në gjykatë. 36-vjeçarja e paditi vendin e saj në gjykatën evropiane të të drejtave të njeriut, që vendosi në tetor 2019 se ajo ishte viktimë e diskriminimit dhe urdhëroi shtetin boshnjak të organizonte zgjedhje lokale në Mostar.

“Ky verdikt tregoi se çdo individ është i rëndësishëm dhe mund të sjellë ndryshimin”, thotë Baralija. “Të gjithë mund të bëjnë tani zgjedhjen e tyre më 20 dhjetor”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA