Ndalimi i gazetarëve nga policia/ Reagon OSBE: Mbulimi i protestave është domosdoshmëri për zhvillimin demokratik

14/12/2020 19:29

Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka reaguar për ndalimin e gazetarëve Xhoi Malësia dhe Qamil Xhani, gjatë protestës për vrasjen nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Zyra e OSBE-së në Tiranë, thotë se e drejta e gazetarëve për të mbuluar protestat është domosdoshmëri për zhvillimin demokratik,  ndërsa shtohet se incidentet ku u përfshinë gazetarët duhet të hetohen siç duhet.

“E drejta e gazetarëve për të mbuluar protestat është domosdoshmëri për zhvillimin demokratik. Ne kemi besim se incidentet që prekën gazetarët Xhoi Malësia dhe Qamil Xhani do të hetohen si duhen”- thuhet në reagimin e shkurtër të OSBE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA