Hysenaj nxjerr pamjet ekskluzive/ Me shishe të mbushur me benzinë, i mituri vrapon në oborrin e komisariatit

14/12/2020 21:58

Në ditën e gjashtë e protestës së sotme për vrasjen e Klodian Rashës nuk u raportua për asnjë incident dhe ka vijuar në heshtje për rreth dy orë e gjysmë.

Nuk ka pasur dhunë nga ana e tyre dhe nuk ka pasur një përplasje me forcat e policisë. U vu re një pjesëmarrje e ulët qytetarësh, mes tyre dhe një numër i vogël të miturish.

I ftuar në “Open” ditën e sotme, Alket Hyseni ka sjellë disa pamje ekskluzive, ku shihet një i mitur në oborrin e një komisariati me një shishe në dorë të mbushur me benzinë.

Alket Hyseni: Mos u mërzisni do ti merrni faktet kur të vazhdojnë hetimet. Këta të rinj me molotov në dorë, me shishe me benzinë. Ky i ri me gurë ndodhet në oborrin e komisariatit. Policia duhet ta mbrojë apo të mbrojë ligjin dhe pronën? Ky person nuk mund të jetë i brezit të sotëm. Është një person me shishe me benzinë, sapo është kap me benzinë.

Enton Abilekaj: Ku e dini ju që është benzinë?

Alket Hyseni: Kam informacionet e mia.

Alket Hyseni: Te protesta kishte shumë njerëz që e ndjejnë kauzë dhe mirë kanë bërë por nuk janë ata që përgjegjësojnë këtë kontigjent që të mos kemi më një Shqipëri rrëmujë, që të mos i bëjnë të gjithë njësoj pis, nuk duhet ti ndajmë. Veprimet e paligjshme duhet të përballen me ligjin. Ka mes tyre dhe fëmijë të kepërdorur nga faktorë dhe aktorë politikë.

Por a janë këta të mitur kanë qenë të përdorur politikisht?

Enton Abilekaj: Janë shumë njerëz që u bashkuan në protestë, shumë të mitur. Ka nga PD-ja, ka nga LSI-ja. Edhe mund të jenë paguar. Problemi është se kemi një protestë kundër sjelljes së policisë.

Alket Hyseni: Polici do japi llogari nji më nji. Hetimi ka fillaur menjëherë natën. Atë djalë nuk e kthejmë dot në jetë ama drejtësinë do ta vejmë një më nji.

Enton Abilekaj: Janë të përfshira të gjitha grupimet, ka njerëz që e shfrytëzojnë për krim, por shumica e tyre janë ata fëmijë, të rritur në kohën e instagramit, që protestojnë për vrasjen e një të riu. Kanë parë si protestohet në botë. Janë të nxitur nga vetja, ka edhe nga ata të nxitur.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA