Një fotograf i shpallur fajtor për vrasjen dhe djegien e trupit të gruas së tij pasi besonte se e kishte infektuar me virusin HIV, është liruar para kohe në Rusi.
Prokurorët po bëjnë apel për anullimin e vendimit të lirimit të Dmitry Loshagin pesë vjet pasi vrau 26 vjeçaren Yulia Loshagina duke i thyer qafën, pas një konflikti në shtëpinë e tyre luksoze në tarracën e një pallati.
Një gjykatë në Jekaterinburg vendosi se vrasësi 44-vjeçar të lirohet tre vjet më herët, për të jetuar në shtëpinë e prindërve të tij, me disa kufizime mbikqyrjeje.
Vendimi është pritur me zemërim të gjerë si nga publiku ashtu dhe familja e viktimës Yulia Lodshagina.
Çifti ishin parë të debatonin në shtëpinë tyre me vlerë më shumë se 1 milionë euro në gusht 2013, ndërsa Yulia nuk u pa më e gjallë.
Burri i saj u shpall fajtor për vrasje në 2015 dhe u dënua me dhjetë vjet burg.
Trupi i zhveshur i viktimës ishte gjetur në malet Urale të Rusisë, me qafën e thyer dhe duart e fytyrën të djegura e të paidentifikueshme.
Mediat vendase thonë se kur u gjet trupi, Loshagin tha se nuk mund të vinte për identifikimin pasi gjendej në një ‘prezantim’ për fotografitë e tij.
Prej plagëve të rënda viktima u identifikua vetëm me ADN.
Loshagin nuk e ka pranuar asnjëherë fajin, por gjykata tha se provat janë të mjaftueshme për ta dënuar me vrasje me paramendim dhe përdhunim para vdekjes.
Në gjyq u tha se besohet se fotografi kishte vrarë bukuroshen ruse sepse besonte se e kishte tradhtuar me një tjetër burrë dhe me këtë, e kishte infektuar me virusin HIV.
Disa media raportonin asokohe se Yulia është vrarë nga një vrasës me pagesë, i urdhëruar nga i dashuri i saj sekret, i cili raportohet se ishte “i madh në moshë” dhe me post të rëndësishëm qeveritar, identiteti i të cilit nuk është publikuar.
Por detektivët ruse refuzonin faktin se ajo mund të kishte të dashur, megjithse Loshagin u kishte treguar atyre emrin e burrit me të cilin e kishte tradhtuar.
“Ata nuk ma vunë fare veshin për këtë. Një hetues me tha: ‘Sipas statistikave tone, burri ka vrarë gruan dhe për këtë do të shkosh në burg’”.
Rita Grachyova, e cila është kthyer në aktiviste për të drejtat e grave pasi ish-burri i saj i preu duart me sëpatë, tha se Logashin duhet të kishte kryer të paktën 20 vite burg.
Ajo dënoi dënimet e “buta” deh lirimet e parakohshme për dhunën shtëpiake në Rusi. in Russia.
Ndërsa Svetlana Petrakova, organizatore e Miss Ekaterinburg tha se lirimi ishte “lajm i mirë” për konkursin e bukurisë, ku Loshagin është fotografi zyrtar.
Yulia fotografohej shpesh nga burri i saj për revistat e njohura ruse. Ata ishin njohur gjatë një sesioni fotografish në Indi dhe u martuan në 2011.
Nëna e Yulia, Svetlana Ryabova tha se apelon lirimin e hershëm të vrasësit.
“Isha e shokuar. Nëntë vjet për një vrasje brutale është shumë pak”.
Top Channel