Përdoruesit në të gjithë botën u përballën të hënën me probleme në aksesin në shërbimet e Google përfshirë Gmail dhe Youtube. Shërbimet e Google, përfshirë Gmail, Youtube dhe Google Drive, nuk mund të përdoreshin nga shumë përdorues.
Të tre shërbimet janë në pronësinë e kompanisë ëmë të Google, Alphabet. Sipas Doëwndetector, që ofron informacione në kohë reale për statusin e ëebsite-ve, problemet nisën menjëherë pas mesdite dhe përdoruesit në të gjithë globin u prekën.
Vetë Google nuk ka bërë ende asnjë koment për çka ka ndodhur. Statistikat e Downdetector tregojnë se 48 për qind e njerëzve që kanë raportuar probleme me youtube-in thonin se ata nuk mund të kishin akses në website, 44 për qind nuk mund të shikonin videot dhe 6 për qind nuk mund të logoheshin. Ndërsa ata që kanë raportuar probleme me Gmailin, 75 për qind e tyre nuk kanë mundur të logohen, 17 për qind nuk kanë patur akses në website dhe 5 për qind nuk marrin e-mailet. Përdoruesit e Youtube, ndërsa përpiqeshin të hapnin platformën e ndarjes së videove, përballeshin me një majmun të purpurt, me një çeki☼ në dorë çka tregonte se Youtube po përjeton një problem serioz teknik.
Ndërsa në gmail, në një mesazh që raportonte probleme, shkruhej: Na vjen keq por llogaria juaj është përkohësisht e padisponueshme. Ne kërkojmë ndjesë për problemin dhe sugjerojmë të provoni përsëri pas pak minutash. Përdoruesit në të gjithë botën raportuan probleme edhe me google drive, android play store, maps etj. Shumë individë dhe biznese mbështeten në shërbimet e Google për aplikacione pune si emailet apo kalendarët. Motori i kërkimit të Google sidoqoftë ka mbetur i paprekur nga problemet në shërbimet e tjera.
Top Channel