Në 24 orët e fundit, 377 raste të reja të koronavirusit u regjistruan në 1,259 mostra të testuara në Malin e Zi dhe tre pacientë vdiqën, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.
645 njerëz janë shëruar, kështu që aktualisht ka 10,080 raste aktive të infeksionit, raporton gazeta Vijesti me seli në Podgoricë.
Shumica e rasteve të reja janë regjistruar në Podgoricë – 148, pasuar nga Nikshiqi 87, Bari 24, Cetinje 23, Berane 22, Budva 17, Plevle 15, Bjelo Polje dhe Rozhajë nga 11 raste, etj.
Pacientët nga Andrijevica, Nikshiq dhe Podgorica vdiqën, më i moshuari ishte 74 vjeç, dhe më i riu ishte 53-vjeç.
Që nga fillimi i qershorit, 576 njerëz kanë vdekur, dhe që nga fillimi i epidemisë në mars, 585 njerëz. Deri më tani, janë regjistruar 41.803 raste të koronavirusit
Top Channel