Në Vlorë protestuan vetëm 4 persona/ Në Korçë nuk iu përgjigj askush thirrjes, në Rrëshen u tubua paqësisht

13/12/2020 20:32

Protestat për Klodianin janë shtrirë nga veriu në jug të Shqipërisë.

Pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, ministrit të Brendshëm, të rinjtë duan edhe largimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu si dhe ndalimin e dhunës policore e reformimin e policisë së shtetit. Në Vlorë, kërkesat u ngritën nga vetëm 4 protestues këtë të dielë. Me pankarta në duar ata ironizojnë gjithë cka ndodhur 6 ditët e fundit.

Ndryshe nga tensioni që përfshiu protestuesit në kryeqytet, pjesëmarrësit në protestën e organizuar në Rrëshen ishin paqësor. Me qirinj në dorë në sheshin Abat Doci, mirditorët kanë kërkuar drejtësi për Klodianin, 25-vjeçarin që u vra nga efektivi i policisë dhe kjo sipas tyre do të vijë me rrëzimin e qeverisë.

Ndërkohë në Korçë u njoftua për protestë në orën 16.00, por nuk doli askush këtë të dielë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA