I vihet flaka makinës luksoze në Elbasan, pronari pikas autorin
13/12/2020 08:30
ELBASAN- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen Vullnetari në qytetin e Elbasanit, ku një makine luksoze tip Audi A7, i është vënë flaka në pjesën e parme tek motori.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50. Mësohet se dëmi në makinë nuk është i madh, pasi autori i zjarrvënies është pikasur nga pronari, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e menjëhershme.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë policia si dhe punonjës të drejtorisë së Policisë së Shtetit, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.
Top Channel