Gjermania po përballet me thirrjet për një bllokim të dytë para Krishtlindjeve pasi shënoi 585 vdekje dhe 29,875 infeksione të reja brenda një dite- shifrat më të larta këto në vend që nga fillimi i pandemisë.
“Duhet të veprojmë urgjentisht. Duhet të bëjmë më shumë nga sa ishte planifikuar më parë,” paralajmëroi Ministri i Ekonomisë,mPeter Altmaier.
Rusia dhe Ukraina gjithashtu gjithashtu raportuan një numër rekord viktimash nga sëmundja. Megjithatë, statistikat e fundit të vdekjeve të shtuara kanë hedhur hije dyshimi mbi shifrat er përditësuara ruse. Gjermania ka qenë në izolim të pjesshëm që nga fillimi i nëntorit; në vend janë mbyllur bare, restorante dhe ambjentetet e argëtimit, por për Krishtlindje ishte planifikuar një relaksim i masave.
Megjithatë, tani shtimi i infeksioneve i ka alarmuar gjithmonë e më shumë zyrtarët e lartë, me në krye Lothar Wieler, kreu i Institutit prestigjoz Robert Koch, i cili e përshkroi situatën si “jashtëzakonisht të brishtë”. Kancelarja Angela Merkel mbajti një fjalim emocionues përpara Bundestagut këto ditë, ku fliste për masa më të rrepta duke nënvizuar se “500 vdekje në ditë janë të papranueshme”.
Top Channel