Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA ka shkuar në 299.877, prej të cilëve 2.992 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 221.675, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 16.055.427.

Në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 9,33 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në rreth 215,2 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 1,48 milion raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në Neë York, me gjithsej 35.326 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9,8 milionë raste dhe Brazili me mbi 6,78 milionë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA