Ofruesi amerikan i shërbimit të lansimit të anijeve kozmike United Launch Alliance (ULA) sot njoftoi se raketa e saj Delta IV Heavy, që mbante anijen e klasifikuar NROL-44 për Zyrën Kombëtare të Zbulimit të SHBA (NRO) e ka lancuar me sukses në hapësirë.

Raketa u ngrit nga Stacioni i Forcës Hapësinore Cape Canaveral në shtetin Florida në 20:09 sipas orës lokale të enjten (01:09 sipas kohës së Evropës Qendrore sot).

Fillimisht ishte planifikuar të nisej më 26 gusht, por misioni u vonua për shkak të çështjeve në sistemin e tij të kontrollit dhe infrastrukturës së nisjes.

ULA tha se raketa Delta IV Heavy ofron misione me përparësi të lartë për Forcën Hapësinore të SHBA, NRO dhe NASA.

Anija kozmike e klasifikuar NROL-44 është pjesë e një misioni për zyrën e zbulimit që operon satelitët spiunë të qeverisë amerikane, kështu që qëllimi i tij nuk u bë i ditur.

SHBA vlerësohet të ketë 154 satelitë ushtarakë që rrotullohen rreth Tokës, përfshirë të paktën 49 satelitë NRO, sipas organizatës jofitimprurëse të shkencës, Unioni i Shkencëtarëve të Shqetësuar, e cila monitoron aktivitetet satelitore dhe publikon bazën e të dhënave publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA