Sanksionet amerikane për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore nga Turqia, do të ishin “mungese respekti”, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Reagimi i tij erdhi pasi mediat amerikane raportuan se shumë shpejt SHBA-ja do të vendosë sanksione ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemeve të mbrojtjes nga Rusia. Moska e beri vitin e kaluar dërgesën e sistemit të mbrojtjes raketore në Turqi, pavarësisht se një lëvizje e tillë ishte kundërshtuar nga Uashingtoni zyrtar, i cili e pati paralajmëruar Ankaranë se do të marrë masa.
Sipas ligjeve në fuqi në SHBA, Uashingtoni sanksionon shtetet që blejnë sasi të konsiderueshme të armëve nga ata që konsiderohen rivalë te vendit, përfshirë ëdhe Rusinë. Por presidenti Donald Trump, që e kishte quajtur Erdoganin “mik të mirë”, e kishte shmangur sanksionet ndaj Turqisë. Megjithatë, teksa Trump është në javët e fundit të mandatit të tij presidencial, Washington Post raporti se ai planifikon që të vendosë sanksione ndaj Ankarasë “në ditët e ardhme për blerjen dhe testimin” e sistemit rus, S-400. “Nuk e di se çfarë do të shkaktojë kjo para se Trump të largohet nga presidenca, por gjatë katër vjetëve të Trumpit në pushtet, unë nuk kam pasur asnjë problem në komunikimin tim me Amerikën”, citohet të ketë thënë Erdogan për gazetarët.
Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Turqisë janë të tensionuara për një varg çështjesh, megjithatë presidenti turk ka lënë të kuptohet se relata dypalëshe mund të përmirësohen nën administratën e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.
Top Channel