Mjeku anestezist Mihal Kerci është në gjendje të renduar shëndetësore, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë me anë të një statusi në “Facebook” ku shkruajnë se Kerci ndodhet prej disa ditësh nën asistencë respiratore maksimale, në gjendje kritike për jetën.

Postimi i plotë:

Prej disa ditesh prof.Mihal Kerci eshte nen asistence respiratore maksimale ne gjendje kritike per jeten.Jemi te gjithe ne mbeshtetje te ekipit mjekesor qe po i sherben me profesionalizem dhe perkushtim maksimal.

Lutemi te gjithe per shendetin e te palodhurit,organizatorit dhe drejtuesit te jashtezakonshem,kryetarit te shoqates sone!

Me shpresen per ta kaluar situaten e veshtire,i urojme prof.Mishes rikuperim dhe sherim te shpejte !

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA