Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur pas mesnatës se kaluar në Shëngjin.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, Shengjin, Lezhë dhe objekti është në pronësi të Liman Gjokas, 56-vjeç, banues në Tiranë.
Raportohen vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë/ Lezhë
Më datë 11.12.2020, rreth orës 00:10, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun “, Shengjin,Lezhë, në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit L.Gj.,56 vjeç,banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Top Channel