26/11 15:35
Drejtori ekzekutiv i kompanisë “Tesla”, Elon Musk, ka bërë të ditur se po ndërron shtëpi, ai ka lënë Silicon Valley për Teksasin, që t’i bashkohet mijëra banorëve të tjerë që gjatë pandemisë së COVID-19 braktisën San Franciscon.
Musk tha se po shkon në Teksas, sepse Kalifornia po humb ndikimin e investitorëve.
Megjithatë, arsyeja për zhvendosjen e Muskut mund të jetë që në Teksas nuk ka taksa për fitimin kapital të qytetarëve.
Ndryshe, aksionet e Musk prej 18% në Tesla vlejnë miliarda dollarë. Përveç kësaj, raportohet se në afërsi të saj operon edhe kompania tjetër e Musk “Space X”.
Top Channel