Është ndarë nga jeta në moshë të re nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Ervin Saraçi.
Këtë lajm e bën të ditur Bashkia e Elbasanit me anë të një postimi, ku shkruhet se Saraçi pësoi një goditje cerebrale disa ditë më parë dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk arriti të mbijetojë.
Prind i një djali, Ervin Saraçi, 37-vjeç, u nda nga jeta mëngjesin e sotëm.
Njoftimi i plotë:
Bashkia e Elbasanit njofton me keqardhje se është ndarë nga jeta në moshën 37 vjeçare nënkryetari i Bashkisë Ervin Saraçi.
Saraçi pësoi një goditje cerebrale disa ditë më parë dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk arriti të mbijetojë.
Prindërit humbën sot djalin shembullor, bashkëshortja humbi shokun e jetës dhe djali humbi babain e pazëvendësueshëm.Qyteti i Elbasanit humbi një djalë punëtor e të devotshëm, ndërsa Bashkia e Elbasanit humbi kolegun, mikun dhe punonjësin korrekt, fjalëpak e të përkushtuar.
Bashkia e Elbasanit faleminderon qytetarët për mbështetjen e pakursyer në këto ditë të vështira për familjen Saraçi.
Ngushëllime familjes, miqve dhe shokëve.I përjetshëm do të jetë kujtimi i tij.
Top Channel