Një kandidate premtuese e Australisë për vaksinën kundër koronavirusit, është braktisur së fundmi pasi pas injeksionit, pjesëmarrësitdilnin pozitivë me virusin HIV, në mënyrë ‘artificiale’.
Australia kishte porositur për të blerë nga prodhuesit vendas 51 milionë doza të vaksinës, e cila po krijohej nga grupi farmaceutik australian CSL dhe Universiteti i Queensland (UQ).
Tashmë qeveria thotë se boshllëku do të mbushet me vaksina të tjera.
CSL dhe UQ theksuan se rezultatet pozitive për HIV ishin të rreme, që do të thotë se pjesëmarrësit nuk kishin rrezik për shëndetin e tyre.
Por kjo ishte shkatuar sepse përveç krijimit të anti-trupave të Covid-19, injeksionet kishin krijuar dhe anti-trupa HIV në disa pjesëmarrës, prandaj në teste ata rezultonin pozitivë për virusin HIV.
Qeveria e Australisë thotë tashmë se ka hyrë në marrëveshje me prodhuesit e vaksinës Novavax, dhe ka shtuar porosinë për vaksinë e Oxford/AstraZeneca.
CSL dhe UQ tha se riparimi i keqfunksionimit do të nevojisë deri në një vit, prandaj u mor vendimi i braktisjes së testimeve.
Top Channel