Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se menjëherë pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së Klodian Rashës nga një polic, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i ka vënë në dispozicion dorëheqjen e tij.
Rama ka thënë se sot ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, por sipas Ramës ngjarja në fjalë është një rast i shkëputur i një polici.
“Efektivi është vetëm një përjashtim tragjik që konsolidon rregullin që policia është mbrojtëse e qytetarëve. Menjëherë pas marrjes së njoftimin Ministri Lleshaj më ka vënë në dispozicion dorëheqjen tij. Më tregoi pse ishte e duhur. I kam thënë që të pres ta shoh në sy. Jemi takuar edhe sot dhe jam krenar për sensin dhe me se e mat veten Sandër Lleshaj. Sot nuk janë të gjithë njësoj. Ai s’ka asnjë lidhje me hapin e rëndë, por është hapur një varr. Tjetër të adresosh brengën si shqiptarë i mirë.” ka thënë Edi Rama.
Top Channel