
Lezbike, e martuar me emigrante e me dy fëmijë/ Kush është liderja e AfD-së, Alice Weidel?
25/02 14:29
Sri Lanka me një popullsi prej 21 milionë banorë tha se se do të digjte trupat e 19 viktimave myslimane të koronavirusit, duke tejkaluar kundërshtimet e familjeve kundër politikës së detyruar.
Sipas raportimit të portalit Aljazeera, ishulli ka përjetuar një rritje të rasteve me koronavirus që nga tetori, me numrin e infeksioneve që nga ajo kohë u rrit më shumë se tetëfish në më shumë se 29,300 dhe 142 të vdekur.
Trupat e viktimave të virusit u shfaqen familjarëve dhe pastaj digjen, ku sipas ligjit Islam kjo është një praktikë e ndaluar nën mbikëqyrjen e rreptë të autoriteteve shëndetësore.
Sipas njoftimit të policisë, pesë prej 19 të të vdekurve tashmë janë djegur në krematoriume gjatë ditës së sotme.
Top Channel