Rama kërkon falje për Klodianin/ Sandër Lleshaj jep dorëheqjen
10/12/2020 19:48
Humbje e patregueshme, ndjesë, ngushëllim dhe drejtësi. Këto ishin fjalët e kryeministrit Edi Rama drejtuar familjes të Klodian Rashës i vrarë nga një efektiv policie, ngjarje të cilën Rama e quajti tragjike, një episod i shkëputur dhe fatal.
Kryeministri shpjegoi dorëheqjen e kërkuar nga ministri punëve të Brendshme Sandër Lleshaj.
“U vra nga arma e shtetit” tha kryeministri dhe ndjesa i takon shtetit .
“Autori do të hetohet në pavarësi dhe paanësi të plot” theksoi Edi Rama i cili fillimisht i dha përgjigje deklarimeve për këtë vrasje nga presidenti Ilir Meta.
Ndërsa Lulzim Bashës i tregoi kohën kur ishte ministër i brendshëm dhe u vranë 4 protestues në bulevard.
Top Channel