Pse nuk kishte kamera polici që kreu vrasjen? Përgjigjet Lleshaj: I përdorëm me sa mundëm…
10/12/2020 22:23
Ministri i dorëhequr Sandër Lleshaj, ka shpjeguar se pse nuk kishte kamera në trup, efektivi që vrau Klodian Rashën.
Lleshaj ka thënë se kamera nuk është një detyrim, por përdoren me sa të munden. Më tej Lleshaj ka shtuar se nuk ka mjaftueshëm kamera për efektivët.
“Kamera nuk është detyrë ligjore por opsion, s’kemi mundësi, nuk e ka detyrim por edhe po ta ketë detyrim nuk ka. Nuk janë detyrim por nuk kemi kamera të mjaftueshme për tu pajisur të gjithë”, tha Lleshaj.
Top Channel