Protestë për vrasjen e 25 vjeçarit/ Përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë, kërkohet dorëheqja e ministrit Lleshaj
10/12/2020 00:54
Protesta për vrasjen e Klodian Rashës përfundoi pas përleshjes së demonstruesve me policinë, para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë e më pas në sheshin Skënderbej.
Protestuesit sulmuan selinë e qeverisë e më pas edhe Bashkinë e Tiranës dhe shkatërruan edhe dekorin e festave të fundvitit të vendosur në Sheshin Skënderbej.
Kujtojmë që Klodian Rasha u qëllua mëngjesin e 8 dhjetorit nga një efektiv policie. Situata se si ka ndodhur vrasja e 25-vjeçarit mbetet akoma e paqartë, ndërkohë që vazhdojnë hetimet.
Top Channel