Papa Françesku emëron Nuncin e ri Apostolik në Shqipëri, Imzot Luigi Bonazzin që zëvendëson Charles John Brown.
Në një letër drejtuar krerëve të Kishës në Shqipëri, Bonazzi tha se nuk ishte një dhuratë e papritur për të nga Papa dhe nuk e fsheh gëzimin e ardhjes së tij në Shqipëri.
NJOFTIMI ZYRTAR
Komunikim mbi Emërimin e Nuncit të Ri Apostolik në Shqipëri.
Shenjtëria e Tij, Papë Françesku, në përkujtimin Liturgjik të Virgjërës Maritë Loretos, ka emëruar për Nunc Apostolik në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij Imzot Luigi Bonazzi (Luigj-i Bonaci), deri më tani Përfaqësues Papnor në Kanada.
Sh. T. Imzot Bonazzi ka lindur në Gazzaniga (Bergamo) me 19 qershor 1948.
Është shuguruar meshtar me 30 qershor të viti 1973 për Dioqezën e Bergamos. Është i diplomuar në Shkencat e Edukimit. Me dt. 25 mars të vitit 1980 ka hyrë në Shërbimin Diplomatik të Selisë Shenjte dhe më vonë ka punuar pranë PërfaqësiveDiplomatike në Kamerun, Trinidad dhe Tobago, Maltë, Mozambik, Spanjë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Itali dhe Kanada. Ka qenë emëruar Nunc Apostolik në Haitime 19 qershor të vitit 1999, në Kubë me 30 mars të vitit 2004, në Lituani dhe Estonime 14 mars të vitit 2009 dhe në Letoni me 25 mars 2009.
Dhe, në fund, Nunc Apostolik në Kanada me 18 dhjetor të vitit 2013.Fjalët e para që Sh. T., Nunci i ri Apostolik u ka dërguar të gjithë Barinjve të Kishës në Shqipëri, përpara mbërritjes së tij, janë këto: “… Nuk e fsheh: vij me gëzim në Shqipëri, mirënjohës Zotit që përmes Papa Françeskut më bën këtë dhuratë të papritur. Dëshiroj të vij me përvujtëri, tamam sikurse ai që besimin e vet e vë në Zotin e për këtë me padurim pres t’i shoh veprat që Zoti dëshiron dhe do t’i bëjë”. Edhe Barinjtë në Shqipëri, nga ana e tyre, përmes një letre, kanë shprehur mirënjohjen për Papën Françesk, për emërimin e tij, si dhe njëkohësisht i urojnë mirëseardhjen Nuncit të Ri Apostolik në Vendin tonë.
Top Channel