Merkel, gruaja më e fuqishme e botës/ Kancelarja gjermane në krye të klasifikimit të revistës Forbes

10/12/2020 02:44

Revista amerikane, Forbes publikoi emrat e grave më të fuqishme të botës për vitin 2020 ndërsa theksonte se ndikimi ekonomik dhe shoqëror i pandemisë së koronavirusit ka prekur në mënyrë joproporcionale gratë.

Në krye të listës është kancelarja gjermane, Angela Merkel, e pasuar nga presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde. Përveç tyre, në pesë pozicionet e para renditen edhe zëvendes-presidentja e zgjedhur amerikane, Kamala Harris, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe filantropja amerikane, Melinda Gates.

“Lideret e listës së 100 grave më të pushtetshme në botë e revistës Forbes, luajnë një rol tejet të rëndësishëm në të përcaktuarit e asaj se si do të duket bota pas pandemisë. Fuqia e tyre kalon përtej fushave ekonomike dhe politike, për të transformuar industrinë dhe për të zgjidhur çështjet më urgjente shoqërore.

Një fuqi e tillë për të na çuar përpara, nuk ka qenë kurrë më e nevojshme”, thuhet në një deklaratë shpjeguese të revistës. Mes emrave të tjerë në listë është edhe politikania e njohur demokrate në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA