Lajmi i protestave të një dite më parë në Shqipëri, ka përfunduar në krye të faqes online të BBC News.
“Protestuesit shqiptare djegin pemën e Krishtlindjeve për shkak të vrasjes së kryer nga ana e policisë”, thotë BBC, teksa thekson se qindra tubues u mblodhën në rrugë e Tiranës pasi pretendimeve se policia e vrau të riun sepse shkeli orën policore, të vendosur si masë kundër pandemisë së koronavirusit.
Protestuesit, vazhdon ajo, i bërtisnin forcave policore dhe shkatërruan pemën e Krishtlindjeve e zbukurime të tjera nëpër qytet. Ministri i brendshëm shqiptar Sandër Lleshaj, nën presion për të dhënë dorëheqje, shkruan Euronews.
Polica përdor gazin lotsjellës mbi qindra protestues në Tiranë që demonstronin kundër të shtënave fatale të policisë ndaj një 25 vjeçari që kishte shkelur shtetrrethimin. Me thirrjet “Duam drejtësi”, turma i vuri zjarrin Pemës në Krishtlindjeve e u përpoq të hynte në ministrinë e brendshme e kompleksin qeveritar, thotë ajo.
E përditshmja britanike thekson se policia në fillim kishte thënë që Rasha nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe se kishte me vete një armë, ndërsa më pas ndryshe nga raporti i mëparshëm, tha se nuk mbante në duar armë, por një “objekt”.
“Shqiptarët protestojnë pasi një person u qëllua për vdekje se shkeli shtetrrethimin e koronavirusit”, është titulli i “Sydney Morning Herald”.
Top Channel