Në Britaninë e Madhe Margaret Keenan, që mbush 91 vjeç javën e ardhshme u bë personi i parë në botë që mori vaksinën e Pfizer/Biontech,
Sipas Reuters, Margaret ka thënë se po ndihet mirë paso që sot është liruar nga spitali, duke theksuar se në ditën kur është vaksinuar ka qenë shumë e rëndësishme për të, ashtu edhe për të gjithë njerëzit e tjerë në botë duke bërë apel qytetarëve që të lajmërohen për vaksinim kundër COVID-19.
“Po ndihem shumë dhe më vjen mirë që po shkoj në shtëpi, që të kalojë një jetë të mirë dhe të shëndetshme me familjen”, tha Margaret.
Britania e Madhe është shteti i parë perëndimor që ka filluar vaksinimin e qytetarëve me vaksinën e Pfizer kundër COVID-19, që konsiderohet si një nga vendet që është goditur më së shumti nga pandemia, me më shumë se 61 mijë të vdekur.
Top Channel