26/11 16:16
Një gjykatës libanez ka paditur kryeministrin e përkohshëm, Hassan Diab dhe tre ish-ministrat për neglizhencë në një incident në Bejrut.
Sipas medias së huaj, një shpërthim në një port në kryeqytetin libanez në muajin gusht vrau 200 njerëz dhe shkaktoi mijëra të lënduar.
Sipas burimeve gjyqësore, midis të akuzuarve janë ish-Ministri i Financave, Ali Hassan Kali, si dhe ish-Ministrat e Financave për Punët Publike, Gazi Zeiter dhe Youssef Finianos.
Kujtojmë se ata janë zyrtarët më të lartë të akuzuar në një hetim që po vazhdon tash e sa muaj.
Ndryshe, një varkë me mijëra tonë nitrat amoniumi e ankoruar në portin e Bjerutit kishte shpërthyer, e cila kishte shkaktuar viktimat dhe lëndimet e njerëzve.
Top Channel