Rilinda Selimi, gjyqtare pranë Apelit Administrativ doli para shkalles se pare te vettingut për te tria kriteret.
KPK pavarësisht se i konsideroi pa probleme te tre komponentët tha se trupa po shqyrton denoncimet mediatike ndaj saj sa i takon një procesi civil ku zonja Selimi ishte dëmshpërblyer me 30 mije euro për anulimin e nje udhëtimi. Selimi është bashkëshortja e ish gjyqtarit te larte Shkelzen Selimi, i shkarkuar nga vettingu për papërshtatshmëri te figurës pasi DSIK zbuloi lidhjet e tij me protagoniste ne krimin e organizuar.
Gjate seancës KPK deklaroi se rilinda Selimi është bashkëpronare me ish gjyqtarin e larte te një pike karburanti ne Vlore, te cilën e ka deklaruar. Se nga kontrolli i kontratës se qerase te një shtëpie dhe garazhi ne Vlore ka mospërputhje ne përshkrimin e te dyja njësive, por qe sipas KPK ne deklaratat vjetore gjyqtarja ishte e sakte ne pohimin e te ardhurave nga kjo kontrate. KPK deklaroi se gjyqtarja ka deklaruar te ardhurat nga shitblerjet e dy automjeteve qe sipas komisionereve ne njërin rast makina u ble 900 mije leke dhe u shit me 8 mije euro.
KPK thotë qe Rilinda Selimi pergjatë viteve 2011, 2013 dhe 2015 ka një bilanc negativ te te ardhurave ne vlerën e 505 mije leke. Sa i takon figurës KPK përmendi nje kontrate për përdorim automjeti , nga çifti Selimi qe i përket shoferit te Arben Isufajt, por qe KPK ne përmbyllje sipas KPK nuk u vlerësua si problem i kriterit te figurës.
Per këtë fakt KPK i qëndroi deklaratës se gjyqtares Selimi qe kishte pohuar se nuk ishte e informuar për kontratën per përdorimin e makinës te shtetasit I.C.
Per kriterin e 3 , KPK vlerësoi se gjyqtarja Selimi ka zbardhur vendimet brenda afateve ligjore, kurse shtoi se po mendohet ende per dy raportime te dy mediave te ndryshme, qe përmendin se si gjyqtarja fitoi ne shkallen e pare padinë me vlere 30 mije euro pasi një kompani fluturimi i anuloi udhëtimin drejt Italisë.
Top Channel