Durrës/ Arrestohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për manifestim të paligjshëm

10/12/2020 08:44
Arrestim

Arrestohen në qytetin e Durrësit 2 shtetas shqiptarë me iniciale A.Z, 39 vjeç dhe B.T, 33 vjeç të shpallur në kërkim nga policia.

Në orën 17:00 të datës së djeshme, 2 shtetasit organizuan grumbullim njerëzish me 40 persona dhe manifestim të paligjshëm, të cilët u proçeduan penalisht.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:

A.Z., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi në vitin 2015, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 vit e 10 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

B.T., 33 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi më datë 01.12.2020, ka ushtruar dhunë ndaj nipit të tij, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, shtetasit A. B., 30 vjeç dhe Sh. M., 26 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA