Ministri i Brendshëm i dorëhequr, Sandër Lleshaj ka thënë në emisionin “Open” në Top Channel se ka dorëzuar dorëheqjen menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më 8 dhjetor ku Klodian Rasha u vra nga një efektiv policie.
“Është komplekse. Jam larguar nga detyra me një brenge të këtij incidenti tragjik që shkaktoi vrasjen e një qytetarit të pafajshëm. Kjo më brengos. Ndihem i qetë dhe ndihemi i çliruar nga një presion i madh, i padrejtë i pandershëm. nuk jam tipik që kam ardhur në këtë detyrë. Nuk kam aspiruar apo shpenzuar energji për të ardhur këtu. Jam thirru për këtë pozicion. Kam një lehtësim të natyrshëm nga barra e një pozicioni jo normal. Ky post deri me sot ka vijuar të mbetet një pozicion i ndërlikuar. Nuk e di pse. Shqipëria është e veçantë se si i trajton ministrat e Brendshëm. Jam trajtuar mirë përjashtuar dy tre ditët e fundit. Ka pasur një sulm të pandershëm dhe të padrejtë. Jam sulmuar nga politikisht që me kanë drejtuar gishtin nga persona që unë nuk jam si ata. Ndihem keq ardhur”
“Dorëheqjen e kam vendosur pothuajse në çastin që kam marrë dijeni për rastin. Ka qenë një standard. Kam kërkuar që policia të kishte një nivel me pas se kundërshtari.”
Top Channel