“A ndiheni fajtor?”, Lleshaj në Open: Është krim individual i ndodhur në rrethana fatkeqe

10/12/2020 22:03

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili dha dorëheqjen ditën e sotme pas një vale protestash për vrasjen e të riut, Klodian Rasha e quajti ngjarjen një kombinim rrethanash fatkeqe.

Pas pyetjes nga Andi Bushati nëse ndihej fajtor ai tha se ky është një krim individual dhe se nuk mund të krijohen kauza duke përfshirë gjithë policinë pas veprimit të një personi të vetëm.

“Krimi është një krim individual i ndodhur në rrethana fatkeqe, edhe ata që do jenë më kreativët nuk mund të krijojnë kauza të tilla. Nëse ka ushtruar më shumë dhunë, dhuna edhe kultura kërcasin bashkë, së pari unë kam dashur që të distancohem prej shumëkujt sepse nuk jam si shumëkush por jam ndryshe. Policia është një organ ligjvënës dhe për të zbatuar ligjin ka institucionet e veta. Është përballur me dhunë ekstreme jo proporcionale. Në mungesë të gazit do të kishte përdorur armë. Historia e bulevardeve ka pasur dhunë. Jam i qetë që arrita të mos i përgjak rrugët përmes dhunës së policisë. Gjatë protestave nuk ka pasur dhunë. Unë po ju them që dje kam marrë në dorë studime të fundit të financuara nga qeveria suedeze që ka dalë në përfunndim që policia shqiptare është në nivelet më të larta të besimit të qytetarëve”, tha Lleshaj.

“Jeni treguar të dhunshëm ndaj qytetarëve dhe kur ka kështu përfundohet në krim, ky është mendimi im”, tha Andi Bushati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA