AKR mbështet rrëzimin e Qeverisë Hoti
10/12/2020 20:00
Aleanca Kosova e Re mbështet çfarëdo nisme për rrëzimin e qeverisë Hoti.
Kështu ka bërë të ditur, Naim Muresli, këshilltar i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli.
Përmes një statusi në Facebook, Murseli ka thënë se kjo qeveri tani ka humbur besueshmërinë e saj dhe qytetarët po presin me padurim një të re për të marrë detyrën.
“Vetëm një opozitë e bashkuar mund të hapë rrugë zgjedhjeve të reja në Kosovë. Kjo qeveri tani ka humbur besueshmërinë e saj dhe qytetarët po presin me padurim një të re për të marrë detyrën. Në këtë situatë asnjë President i ri nuk do të mund të zgjidhet pa vullnetin e opozitës. AKR do të mbështesë rrëzimin e kësaj qeverie!”, ka shkruar Murseli.
Top Channel