Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka nisur hetimet pas publikimit të detajeve të zbardhjes së atentatit ndaj Vajdin Lames e Klodian Saliut të ndodhura në vitin 2005.
Gjykata thekson se media ka të drejtën e informimit, por kërkohet mirëkuptimi në zbatimin rigoroz të ligjit.
Njoftimi:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, duke marre shkas nga publikimi i të dhënave sekret hetimor, për rastin në hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka filluar kryesisht hetimet sipas nenit 313/b të Kodit Penal. Sipas vendimit të Gjykatës me Nr 115 date 02.12.2020, me të cilin janë caktuar masat e sigurimit personal Arrest në burg, për disa shtetas, sipas nenit 238 te Kodit të Procedurës Penale, është vendosur ndalimi i publikimit të këtij vendimi, bazuar ne nenin 103 pg, 2 dhe pg 3 te Kodit te Procedurës Penale. Në këto rrethana publikimi në kundërshtim me vendimin parashikohet si vepër penale, sipas nenit 313/b te Kodit Penal. Duke mirëkuptuar interesimin e madh si dhe duke respektuar të drejtën e informimit, kërkojmë mirëkuptimin e medias në zbatimin rigoroz të ligjit.
Top Channel