Të skaduara dhe kontrabandë, sekuestrohen mbi 10 mijë suplemente ushqimore dhe bimore në Tiranë, në kërkim administratori nga Bosnja dhe Hercegovina Pas ngjarjes tronditëse së vrasjes së 25 vjecarit në afërsi të shtëpisë nga efektivi i shqiponjës, një ditë më pas ka reaguar Forumi Rinor i Partisë Demokratike të cilët kanë marshuar nga Ministria e Brendshme drejt Kryeministrisë.
Ata e cilësojnë ministrin Lleshaj si vrasës gjithashtu edhe kryeministrin si fajtor të kësaj ngjarje.
“Ne dje duhet të festonim, por e kishim ditë zie . E pabesueshme si u vra një i ri me hurma në dorë. Pas dorës vrastare të policit fshihet Sandër Lleshaj, ky është modeli i policisë që futi”.
Me pankarta në duar të rinjtë e FRPD e konsiderojnë policinë si të pushtetit dhe jo të shtetit si dhe tregojnë se ndihen të pambrojtur rrugëve të qyteteve teksa ngrënë pyetjen ‘kë duhet të telefonojmë kur polici vret’?
“Shumë e revoltuar me çka ndodhur. Ai ishte një i ri 5 vite më i madh se unë qe u vra pa mëshirë. Duhet të kërkojmë drejtësi për Klodianin”.
Edhe pse komiteti teknik i ekspertëve nuk lejon grumbullimet me më shumë se 10 persona, revolta e të rinjve demokratë nuk u ndalua nga punonjësit e policisë dhe prania fizike e tyre në protestë ishte e pakët
Top Channel