“Policia e krimit”/ Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha, protestë në Lushnje

09/12/2020 20:39

Anëtarë të Partisë Demokratike në Lushnje, së bashku me anëtarë të LSI-së kanë protestuar mbrëmjen e sotme për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha.

Me thirrjet “Rama ik, policia e krimit” kanë ndezur qirinj para komisariatit të Lushnjes. Më pas ata kanë përshkruar rrugët e qytetit për të ndezur dhe qirinj para bashkisë Lushnje.

Në fund kryetari i Partisë Demokratike në Lushnje deklaroi se ” jemi në mbështetje të protestave per vrasjen e 25-vjeçarit dhe do të vazhdojmë çdo ditë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA